Infektohet Jakup Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, po trajtohet në shtëpi…

0
106

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së hënë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në një prononcim për mediat në Kosovë Krasniqi është shprehur se gjendja e tij shëndetsore është e qëndrueshme dhe po trajtohet në shtëpinë e tij.

“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi.

Në Kosovë janë infektuar shumë zyrtarë të lartë dhe deputetë nga pandemia e Covid 19.

Kosova është një nga vendet e rajonit më të prekur kur vetëm në 24orët e fundit ka regjistrua 241 raste të reja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here