Reagon ashpër Manjani: Motoja e Ramës “vidh, vrit, drogohu, shit drogë bëj çtë duash, vetëm mos…”

0
253

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër përmes një statusi në facebook lidhur me nismën e kryeministrit Rama, ku ky i fundit tha se qeveria e tij po përgatit një paketë antishpifje dhe kushdo që është kundër tij, do të paditet.

Sipas Manjanit paketa anti-shpifje është budallëk anadollakësh.

“Vendi ka nevojë urgjente për paketë që të bëhet shteti jo politik. Shteti që të ndëshkojë krimet e përditshme të pushtetit dhe rrenat e udhëheqësit”, shkruan më tej Manjani.

Postimi i Ylli Manjanit

Paketë anti-shpifje?!

Budallëk anadollakësh!

Perëndimi e dekriminalizoi shpifjen, sepse liria për t’u shprehur është në themel të demokracisë. Veçanërisht shoufja nga pushtetit nuk ndëshkohet më, përveç se në shtete-rregjim si Turqia.

Vendi ka nevojë urgjente për paketë që të bëhet shteti jo politik. Shteti që të ndëshkojë krimet e përditshme të pushtetit dhe rrenat e udhëheqësit.

Për këtë paketë ka konsensus të gjerë, sot e gjithë ditën.

Pushtetit çdo mendim apo kritikë i duket shpifje, sepse fjalën e tjetrit e mat me rrenat e veta.

Gjithë jeta politike e KryeRrencakut që drejton i shkoi duke tentuar ti mbyllë gojën të tjerëve.

Lë çdo punë tjetër veç ti mbyllë gojën kritikës. Ka 20 vite që këtë gjë bën me një energji monstruoze.

Motoja e tij politike është: vidh, vrit, drogohu, shit drogë bëj çtë duash, vetëm mos fol në publik!

Ndërkohë vetë vetëm rren! Rren çdo sekond, sa herë flet!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here