Sot nis Lotaria amerikane, ja rregullat që duhen mbajtur parasysh

0
134

Duke filluar nga data 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Ambasada amerikane në Tiranë ka ftuar qytetarët t’i drejtohen faqes së saj  online dhe në Facebook për marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë për ju është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Udhëzimet mund t’i gjeni këtu   https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen

Bëni kujdes nga mashtrimet. 

Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe ështëfalas.

Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2020

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2020 do të rifillojë të mërkurën, më 3 tetor 2018 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 6 nëntor 2018, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

DV-2020 Udhëzimet në Anglisht (PDF – 390 KB)
DV-2020 Udhëzimet në Shqip (PDF – 552 KB)

Shikoni videon e ambasadës për një vështrim të përgjithshëm të programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, si dhe udhëzimet hap pas hapi për t’ju ndihmuar se si të plotësoni një aplikim për t’u regjistruar për Lotarinë. (Shënim: ndryshime të vogla janë bërë në formularin e regjistrimit DV-2020, por udhëzimet e dhëna në video janë ende të vlefshme.)

Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Informacion mbi Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë

Vizitoni faqen e internetit të Programi të Vizave të Shumëllojshmërisë (në Anglisht) për informacion mbi:

Njoftime të rëndësishme mbi mashtrimet (në Anglisht)
Punët që kualifikohen për programin e Shumëllojshmërisë (në Anglisht)

 

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here