Ja si justifikohet Rama për dështimin e policisë…

0
150

Kryeministri Edi Rama në një dalje tjetër për mediat, ka justifikuar dështimin e policisë së shtetit e cila nuk ka mbrojtur Xhisiela Malokun, dhe pavarësisht ekspertizës mjeko-ligjore, akoma nuk ka arrestuar djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Sipas Ramës, policia ka qënë korrekte dhe ka kryer të gjitha procedurat e duhura, por i pyetur nga gazetarët se përse Rexhep Rrahja nuk është arrestuar, ndërkohë që qytetarët e tjerë arrestohen sapo identifikohet dhunimi prej tyre i grave apo të dashurave, Rama i kapur ngushte tha: Kjo është punë e policisë, se po të isha polic do kisha arrestuar shumë njerëz.

Kryeministri mbrojti edhe deputetin e tij rrahman Rrahja. Ai u pyet nëse PS do të merrte masa ndaj tij, por Rama u tregua i ngurtë duke thënë se “cdo person mbi 18 vjec, mban përgjegjësi për veprimet e veta dhe nuk ka pse përgjigjet dikush tjetër në emrin e tij”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here