Reagon Gjosha lidhur me dhunimin e Xhisiela Malokut: “E vetme përballë terrorit shtetëror”

0
133

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, ka reaguar për denoncimin e bërë nga nënkomisari i policisë, Emiljano Nuhu lidhur me dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.

Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Gjosha shprehet se sot Xhisela përveç dhunës fizike po përjeton dhunën mediatike dhe atë të institucioneve shtetërore, dhe për këtë arsye, thotë Gjosha, ajo është e vetme përballë terrorit shtetëror, policisë së shtetit, prokurorisë dhe partisë shtet!

Reagimi i Klajda Gjoshës

Ngjarjet e fundit të dhunës së ushtruar ndaj një vajze të re dhe aq më tepër nga njerëz publik dhe të pushtetshëm, kanë tronditur opinionin publik dhe gjithë shoqërinë.

Sot Xhisela përveç dhunës fizike po përjeton dhunën mediatike dhe atë të institucioneve shtetërore. Është e vetme përballë terrorit shtetëror, policisë së shtetit, prokurorisë dhe partisë shtet!

Ekspertiza mjeko ligjore sapo ka vërtetuar realitetin e hidhur të përjetuar nga një vajzë e re, djegien me cigare në trupin e saj dhe traumën psikologjike të shkaktuar nga njerëz të pamëshirshëm!

Rasti i Xhiselës është si zilja e mëngjesit që të kujton se është momenti për t’u zgjuar nga gjumi i thellë. Rasti i Xhiselës është vetëm njëri prej mijëra rasteve të tjera të fshehura dhe të abandonuara nga institucionet shqiptare. Rasti i Xhiselës është emergjencë kombëtare!

I bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare ta marrin në mbrojtje këtë vajzë të lënë jetime nga shteti, të ruajnë jetën e saj dhe të zbardhin të vërtetën tronditëse që fshihet pas këtij rasti të paprecedent!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here