Vrau babanë për një bordurë betoni, dëshmia e 21-vjeçarit në polici: Motra martohej pas 3 javësh

0
204

Kur kanë kaluar pak orë nga ngjarja e rëndë që tronditi Bathoren, ku djali 21-vjeçar vrau me armë zjarri babanë dhe plagosi nënën, uniformat blu kanë mundur t’i marrin dëshminë e parë. Para policisë, Mirald Metallari është shfaqur i penduar, teksa pranon autorësinë e krimit.

 

 

“Më kërkoi të ndërtoja një bordurë betoni. Unë e kundërshtova. Debatuam, rrëmbeva armën dhe e qëllova. Plumbat prekën nënë, ndërhyri për të na ndarë. Shkatërrova jetën e motrës, do martohej pas tre javësh”, tha 21-vjeçari në dëshminë e tij.

Ngjarja e rënë ka ndodhur rreth orës 11:20 minuta në banesën e familjes Metallari, ku 21-vjeçari pasi qëlloi mbi të atin 62 vjeç, me armën e shërbimit të këtij të fundit, ka marrë nënën e plagosur po nga ai vetë për ta transportuar drejt spitalit. Por gjatë transportit është arrestuar nga policia, e cila u sinjalizua në numrin e emergjencave për të shtënat me armë në zonën e Bathores nga banorë të zonës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here