Kush është 21-vjeçari që vrau të atin polic pas sherrit për një mur betoni. Dy vite më parë…

0
189

Kundërshtimi për ndërtimin e një muri betoni ishte aq i fortë sa 21-vjeçari Mirald Metallari shkaktoi një tragjedi në familjen e tij duke vrarë të atin polic, me armën e tij të shërbimit. Pas këtij motivi në dukje banal, dyshohet se fshihen të tjera probleme.

 

 

Gazetarja Klodjana Lala që ka shkuar tashëm në vendngjarje, duke iu referuar dëshmive të para të fqinjëve, raporton për BalkanWeb se Miraldi kishte jetuar prej dy vitesh në Gjermani si azilkërkues.

Ai kishte vetëm 6 muaj qe ishte kthyer nga emigracioni, por pas kthimit ka shfaqur probleme psikologjike, sipas tyre. Megjithatë policia ende nuk ka dalë me një version lidhur me gjendjen e djalit në momentin që qëlloi prindërit.Lala raporton gjithastu se i riu, i arrestuar tashmë ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. Blutë e kryeqytetit thonë se me rëndësi pritet të jetë edhe dëshmia e nënës së tij, 47-vjeçares Nurie Metallari, gjendja e së cilës paraqitet e rëndë dhe nddhet ende në sallën e operacionit.

Familja me origjinë nga Kukësi jetonte prej vitesh në zonën e Bathores, ndërsa Myftari (viktima), polic në komisariatin nr. 5 në Kamëz njihej si njeri i qetë dhe pa probleme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here