“Pse ike nga Klani”, prezantuesja jep përgjigjen “kilometrike”

0
141

Largimi i Nevina Shtyllës nga televizioni “Klan” dhe vendosja e saj në krah të Edi Manushit, në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Chanel, ka ngjallur mjaft polemika, duke e vënë vajzën e re në qendër të vëmendjes mediatike.

Sëfundmi ajo është pyetur mbi arsyen e largimit nga Klani dhe siç ndoshta askush nuk e priste, ka dhënë një përgjigje mjaft të gjatë e sqaruese për kureshtarët.

Nevina tregon se në Klan mësoi shumë, por ndoshta, maksimumin e saj do ta japë në TCH.

Vajza shprehet:

Kjo që jam sot vjen falë të tjerë faktorëve, me në krye familjen time! Kam punuar me shumë përkushtim për gjithçka dhe  besoj se e kam merituar çdo feedback pozitiv dhe mbështetjen tuaj. ‘Klan-it’ i jam mirënjohëse për një sezon fantastik, por në ‘Top Channel’ them se do të arrij maksimumin tim, me një investim të vazhdueshëm e mbi të gjitha të mirëmenduar”.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here