Ja sa do të kushtojë një paketë pas 1 janarit 2019

0
163

Në 1 Janar të vitit të ardhshëm akciza e duhanit do të rritet sërish.

Në paketën fiskale që është duke përgatitur qeveria për vitin e ardhshëm kjo taksë do të pësojë një tjetër rritje nga 5750 lekë për 1000 copë që është sot, në 6000 lekë për 1000 copë.

Ky ndryshim pritet të rritë me 7 lekë çmimin për një paketë, ndërsa burime nga ministria e Financave dhe Ekonomisë bëjnë me dije se politika për rritjen e akcizës së cigareve do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Paketa fiskale e vitit të ardhshëm synon të ulë disa taksa që do të paguajë biznesi, që nga tatimi i dividentit, i cili sot është në nivelin 15% e deri te lehtësimet proceduriale për efekt të pagesës së tatimit mbi fitimin.

Ekspertët në Ministrinë e Financave janë duke punuar për disa rregullime mbi konceptin  e amortizimit të aseteve në ligjin e tatimit mbi të ardhurat, lëvizje e cila do të bëjë që bizneset të amortizojnë vlera më të mëdha e të paguajnë më pak tatim mbi fitimin.

Burime për Televizionin Klan bëjnë me dije se është në diskutime edhe çështja e heqjes së TVSH-së për inputet në bujqësi. Kërkesa është bërë nga ministria e Bujqësisë, ndërsa pritet një përgjigje nëse kjo nismë do të merret në paketën fiskale të këtij viti apo në atë të vitit të ardhshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here