E alarmuar pas një situate urgjente këngëtarja Eneda Tarifa ka shpërthyer në akuza kundër shërbimit shëndetësor dhe injorimit total të shërbimit të urgjencës për të ndihmuar ata që janë në rrezik jete.
Në një mesazh postuar në faqen e saj në Facebook, këngëtarja është e revoltuar, pasi sipas saj pas tre telefonash urgjentë për ambulancën, asnjë nuk e ka vënë ujin në zjarr.
“O njerez,si ka mundesi te marresh urgjencen tre here dhe ata te mos e vene ujte ne zjarr !?, Eshte thjesht nje deshtim. Ketu njeriut i bie epilepsia dhe ambulanca vjen mbas 40 minutash ? SOS. Ca i vrasin, ca i lene te vdesin”- shkruan e indinjuar këngëtarja.