Kodi i Etikës në PS, dy postet e Ilir Beqjes janë të papajtueshëm me njëri tjetrin, po shkon drejt dorëheqjes

0
176

Përveç postit të Ministrit të Shëndetësisë që e mban prej tre vitesh tashmë, Ilir Beqja ka edhe funksionin e Sekretarit për Koordinimin Kombëtar të Programit në PS. Të dy postet janë të papajtueshëm me njëri tjetrin sipas Kodit të Etikës që miratoi sot Asambleja e PS. Në nenin 10 pika tre përcaktohet se

“Funksioni i sekretarit të Përgjithshëm dhe i sekretarëve të Partisë është i papajtueshëm me funksionin e anëtarit të kabinetit qeveritar dhe me çdo lloj funksioni tjetër ekzektuiv me kohë të plotë. Në rast të ndryshimit të statusit të tyre, ata janë të detyruar të japin dorëheqjen nga një funksion”.

Ky nen që kaloi sot Asambleja e PS prek vetëm Ilir Beqjen dhe nuk mund të jetë rastësi. Me miratimin e Kodit të Etikës, Edi Rama i hap rrugën largimit të butë të një prej ministrave më të diskretituar publikisht, për konçensionet skandaloze që ka firmosur dhe për mosmbajtjen e premtimit kryesor që kishte në fushatë, shëndetësia falas. Shmanget kështu ceremonia e largimit me turp të Ilir Beqes nga qeveria, që është një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës në parti, por edhe një nga njerëzit simbol të korrupsionit dhe të dështimit të Rilindjes. Largimi i Ilir Beqes është edhe një kërkesë e vazhdueshme e aleatit në qeveri, Ilir Metës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency