Presidenti Meta pret zyrtaren e lartë të SHBA: Të rëndësishme reformat që forcojnë shtetin e të drejtës

0
154

Presidenti, Ilir Meta u takua me Zëvendës Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard.

Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës.

Presidenti Meta ka thanë se “Shqipëria është e vendosur në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA”.

Meta – Millard kanë diskutuar edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas Presidentit Meta është me rëndësi finalizimi i dialogut Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes.

Pasi marrveshja Kosovë – Serbi, është shprehur kreu i shtetit shqiptar garanton perspektivën europiane, konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon.

Të dy bashkëbiseduesit Meta – Millard theksuan rëndësinë e suksesit të referendumit në Maqedoni.
Presdienti Meta tha se, “Suksesi i referendumit në Maqedoni me rëndësi për të ardhmen europiane të të gjithë rajonit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here