Ja si fillon java. Nis pagesa e Rrugës së Kombit…

0
178

E hëna e 17 shtatorit shënon edhe hyrjen në fuqi të tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit.
E teksa ishte paralajmëruar prej ditësh fillimi i pagesës, pranë sportelit janë parë edhe forca policie të pranishme për të evituar çdo incident.
Më 31 mars të këtij viti në sportelet ku do të paguhet taksa pati protesta të dhunshme nga banorët e Kukësit të cilët parashikoheshin të paguanin të njëjtën tarifë si kalimtarët e tjerë.
Por pas një sërë negociatash është vendosur që banorët e Kukësit dhe zonave përreth saj të paguajnë një tarifë të reduktuar. Në sportel do të behet verifikimi i targës dhe banorët lokalë do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetëm 100 lekësh me TVSH. Çdo mjet që i korrespondon Qarkut të Kukësit, targat e të cilave janë futur në sistem, dhe çdo banor do të verifikohet përpara se të paguajë tarifën e reduktuar.
Ndërkohë që tarifa për automjetet e tjera do të jetë prej 5 eurosh.
Për të shmangur vonesat gjatë pagesës, apo radhët e automjeteve, në dispozicion të drejtuesve të tyre do të jenë 10 sportele, ndërsa banorët e Qarkut të Kukësit do të kalojnë në korsinë 1 dhe 10, me korsinë e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe tjetra në kthim.
Për të eliminuar kostot për banorët, pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincecuar në qark. Sipas firmës koncesionare, e cila do të merret me mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, përveç projekteve sociale që synojnë punësimin e mbi 200 banorëve të Kukësit, gjatë 4 viteve synohet realizimi i një sërë projektesh.
Koncesionari dhe autoriteti kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë, të cilët do të pajisen me “Digital Pass”.
Për kategorinë “Përdorues të shpeshtë”, pavarësisht nga klasa e automjetit, zbritja e tarifës do të bëhet për numrin e kalimeve, pasi sistemi do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo automjet. Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në Rrugën e Kombit lëvizin rreth 5.000 automjete./Top Channel/

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar që më herët një video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm nga kalimi në sportelet e Rrugës së kombit.
Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.
Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë. Automjete komercilale me dy akse dhe 6 rrota do të paguajnë 1490 lekë. Kamionë të mesëm dhe autobus të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 m do të të paguajnë 21 40 lekë. Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.
Përdoruesist e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifimit:
Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje.
Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje.
Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here