Përfundon autopsia e vdekjes së reperit Mac Miller

0
146

Por shkaku i vdekjes së Mac nuk është përcaktuar ende.

“Autopsia përfundoi dhe shkaku i vdekjes nuk ka dalë akoma, jemi në pritje të analizave shtesë,”-tha Sarah Ardalani, zëdhënësja e gjykatëses së qarkut në Los Anxhelos.

Ylli i muzikës, i lindur Malcolm McCormick, vdiq në moshën 26-vjeçare. Ai u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në Kaliforni të premten.

Shkaku i vdekjes nuk do të njoftohet derisa të dalin rezultatet e testeve laboratorike dhe kjo mund të zgjasë javë ose muaj, sipas Ardalani.

Deri tani nga raportohet paraprake Miller ka vdekur si rezultat i mbidozës së drogës.

Shtëpia e të ndjerit thuhet se është “pastruar” në mënyrë që të mos ketë prova për përdorimin e drogës, sipas TMZ , e cila raportoi se vetëm një sasi e vogël pluhuri të bardhë u gjet në shtëpinë e Millerit kur policia nisi kërkimin e provave për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Një burim për People tha se Mac kaloi mbrëmjen e së enjtes me miqtë e tij duke parë futbol.

Këngëtari sapo kishte albumin e tij të 5-të.

Ai ka qenë i lidhur me këngëtaren Ariana Grande për 2 vite dhe u ndanë vetëm dy muaj para ngjarjes tragjike.

Grande u akuzua nga fansat se ishte ajo shkaktarja e vdekjes së Miller.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here