Vijat e kuqe të një shteti që mbron historinë e tij….

0
96

Nga Metor Kikia

Kjo është salla e Parlamentit Britanik, vendi ku ka marrë udhë demokracia perëndimore. Deputetët nuk kanë karrige, por ca ndenjëse që ngjasojnë më sedilet e trenave tanë dikur. As tavolina e as mikrofona(ata varen nga lart). Deputetët ngjeshen kur pjesamarrja është e plotë. Ndenjëset janë në ngjyre jeshile, është ngjyra e barit, pasi Dhoma e Deputetëve simbolizonte përfaqësinë e popullit të thjeshtë. Ndërsa Dhoma e Lordëve, ka ndenjëse të kuqe, sepse përfaqëson aristokracinë.
Në dyja anët, tek këmbët e rreshtit të parë të deputetëve, ka një nga vijë të kuqe. Kjo është vija e kuqe që deputetët nuk duhet ta kalojnë, kur diskutojë apo debatojnë me njëri-tjetrin. Ndryshe ajo quhet “vija e shpatave”. Dikur, deputetët shkonin në parlament me shpata dhe në debat e sipër edhe i përdornin ato. Ndaj u vendos një vijë të cilën ata nuk duhej ta kalonin, dhe të dyja vijat ishin në atë distancë saqë shpata nuk arrinte kundërshtarin. “Vija e shpatave” themeloi edhe “Vijën e kuqe”, si simbol i një kufiri që nuk duhet kaluar. Ende dhe sot deputetët britanikë i bëjnë ligjet në të njëjtën sallë. Ende dhe sot ata kanë tek këmbët një vijë të kuqe që e respektojnë gjatë debateve. Jo se ky vend i pasur nuk mund të ndërtojë një parlament të ri, me një sallë moderne dhe të pajisur me teknologji. Por ajo sallë është historia e vetë demokracisë angleze dhe botërore, Vijat e kuqe të kësaj salle janë edhe vijat e kuqe për të mos e prekur historinë dhe trashëgiminë e një populli.

Image may contain: one or more people and crowd
Image may contain: 1 person, crowd
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here