Revoltohet Vasili: “Qytetarë refuzojeni pagesën e Rrugës së Kombit se është vjedhje”

0
161

Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për integrim Petrit Vasili ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë pagesen e tarifës së rrugës së Kombit.

Në një shenim në rrjetet sociale ai shkruan se, “Qeveria hajdute kërkon sërish që të fillojë pagesa te Rruga e Kombit, që me paratë e qytetarëve të mbushë xhepat e saj dhe të oligarkeve”.

Ja shenimi i plotë i tij në facebook:

QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE.

Kryeministri per vete shkon ne shtepi ne SURREL pa paguar asnje lek,ndersa kukesianet e varfer duhet te paguajne lekun e fundit per te hyre ne shtepi.
Qeveria hajdute kerkon serish qe te filloje pagesa te Rruga e Kombit,qe me parate e qytetareve te mbushe xhepat e saj dhe te oligarkeve.
Pasi i beri leket rrush e kumbulla per vetura luksoze,ëc e zyra per qejf te saj tani do qe t’ju rjepe leket qytetareve te varfer.
Qytetaret paguajne qindra milion euro per rruget ndaj dhe karburantin e kane shqepur me taksa dhe eshte me cmimin me te tmerrshem ne Europe krahasuar me pagat e mjerueshme te shqiptareve.

QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE E TURPSHME.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here