Shpërthen gazetari: Të mos ‘vrasim’ pa dashje njerëz që nuk kanë zë të tregojnë dramat e tyre

0
211

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit tha dje se ka arrestuar 42-vjeçaren Rudina Kishta pasi kishte tentuar të mbyste vajzat e mitura në lumë e më pas i kishte vënë flakën banesës së burrit me të cilin bashkëjetonte. Sipas versionit të policisë, u raportua lajmi në të gjitha mediat. Por gazetari i portalit “Albeu” që e njeh nga afër çiftin thotë se historia është krejt ndryshe, dhe se Rudina ka qenë viktimë e dhunës së të shoqit. Gjithashtu vetë gruaja e prangosur, ka thënë në polici se “Ardian Gjika nga Grecallia e Fierit, me të cilin bashkëjetoj prej 6 muaj ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe dy vajzave të mitura 6-vjeçare. Kam 6 muaj që jetoj në kushte të vështira dhe bashkëjetuesi ishte i dhunshëm dhe pinte”.

Statusi i plotë i gazetarit Emirjon Senja në “Facebook”

Rudina është një nga mijëra gratë shqiptare, të cilat duhet të përballen me fakteqësitë dhe vështirësitë e jetës dhe në një moment dobësie bëjnë gabime që më pas u kushtojnë shtrenjtë.

E ndarë me bashkëshortin e parë, babain e dy vajzave gjashtë vjeçe, Rudina nuk është piromane, e aq më pak personi që çon ndërmend të vrasë fëmijët e saj.

Ajo është nëna që prej gjashtë muajsh priste bashkëshortin e ri që të sillte diçka për të ngrënë në shtëpi për të dhe të miturat që i kishte amanet. Ai kurrë nuk u bë u gjallë dhe e harxhonte kohën jo duke punuar, por duke pirë.

Pa shtëpi dhe katandi.

Atë fuqi që i mbetej e shfrytëzonte duke e dhunuar atë në mbrëmje, gjë e cila tmerronte vajzat e mitura, të mbetura nga martesa e parë.

Në mes të katër rrugëve me dy vajza gjashtë vjeçe.

Kjo ishte Rudina që sot akuzohet se donte të vriste vajzat e saj.

NUK ESHTE E VERTETE SE AJO KA TENTUAR T’U BEJE KEQ FEMIJEVE!

Më shumë se sa një fakt penal, historia e tentativës së mbytjes së vajzave erdhi si një legjende urbane në Tiranë për t’u shpërndarë më pas pa bërë asnjë verifikim.

Pasi ishte rrahur nga bashkëshorti dhe e përjashtuar nga të gjithë, ajo ngrihet dhe thotë jam bërë për t’u mbytur në lumë, ndërkohë që është nisur për të shkuar tek prindërit e saj.

Në polici, ajo ka deklaruar se asnjëherë nuk ka tentuar një gjë të tillë dhe se të afërmit e burrit e kishin keqkuptuar pasi po nisej për tek njerëzit e saj.

Kjo më sipër ishte historia e vërtetë e Rudina Kishtës, megjithatë në shumë pika të saj ngjan e njëjtë me mijëra gra dhe vajza që braktisën nga të gjithë dhe pastaj ne si shoqëri kujtohemi vetëm t’i dënojmë penalisht pasi janë shkatërruar totalisht si njerëz.

Le të jete ky një apel për të gjithë duke mos “vrarë” padashje njerëz që nuk kanë zë të tregojnë dramat e tyre!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here