Aksidentoi për vdekje italianin, shqiptari merr dënimin më të rëndë

0
201

Shqiptari Besmir Shkambaj ka marrë dënimin më të rëndë që është dhënë ndonjëherë në Firence, për shkaktim të vdekjes në një aksident automobilistik.

Kështu shkruan sot “La Repubblica”, e cila njofton se Shkambaj është dënuar me katër muaj burgim dhe një milion euro dëmshpërblim ndaj familjes së një italiani i cili humbi jetën në aksidentin e shkaktuar nga shqiptari.

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë. 27-vjeçari italian Matteo Ciappi, ndërroi jetë më 12 shtator 2015 në spital.

Ai u aksidentua me makinë nga shqiptari Besmir Shkambaj, në datën 5 shtator teksa ishte duke udhëtuar me një skuter drejt sheshit “Lavagnini” në Firence, shkruan “Panorama”

Por papritur u përplas nga një automjet tip “Mercedes” që drejtohej nga shqiptari Shkambaj.

Shkambaj nuk ishte as i dehur dhe as i droguar, por sjellja e tij në rrugë u konsiderua e pakujdesshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here