Dibër/ Sherr për nderin e familjes, arrestohen babë e bir, goditën me sende të forta

0
141

Babë e bir në Dibër plagosin një djalë të ri, pas një konflikti për çështje nderi. Shkëlqim Murrja, 50 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lishan i Epërm, në Luzni, në bashkëpunim me djalin e tij A.Murrja 16 vjeç, kanë goditur me sende të forta 22- vjeçarin Rr.Skuka, bashkëfshatar i tyre, duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe plagë të ndryshme në pjesën e kokës. Mësohet se mes familjeve Murrja dhe Skuka vazhdon një konflikt i hershëm për të cilin Shkëlqim Murrja më 10 janar është arrestuar nga policia, i dyshuar veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” së shtetases A. Skuka, e cila është dhe motra e të dëmtuarit. Policia e Dibrës thotë se falë ndërhyrjes në kohë, u parandalua një ngjarje e rëndë. Lidhur me ngjarjen e djeshme, Shkëlqim Murrja u arrestua nga policia, ndërsa djali i tij po hetohet nga policia në gjendje të lirë. 50- vjeçari dyshohet se ka pasur një lidhje intime me motrën e të dëmtuarit, e cila ishte e martuar, të cilës i ka bërë presion për të mos treguar për raportin mes tyre. Por në gjendje të rënduar psikologjike A.Skuka, ka tentuar të vetëvaret me litar në një kasolle, ku është gjetur në gjendje të rëndë. I arrestuari dhe 17- vjeçarja jetonin në të njëjtin fshat dhe prej disa kohësh, ai e kërcënonte vajzën që të mos tregonte asgjë për raportin mes tyre. Lidhur me konfliktin e ndodhur mëngjesin e sotëm materialet i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje në bashkëpunim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here