Deputeti i PD-së takim me fermerët në Korçë: Qeveria është barra më e rëndë….

0
159

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me fermerët në Korçë të cilet janë në prag falimentimi.

Salianji tha se “treg nuk ka për produktet, asnjë kompensim për dëme, asnjë subvencion dhe çdo blerje e kanë më shtrenjtë se çdo vend tjetër të rajonit si plehrat kimike, naftën apo farërat. PD do të heqë monopolet dhe do të mbështesë fermerët me subvencione”.

Ai theksoi se “Qeveria është barra më e rëndë për fermerët, ju dëmton në prodhim dhe në shitje. Në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjt? se Greqia për plehrat kimike, paguajnë çmime më të shtrenjta për farat, paguajnë çmim më të shtrenjtë për naften se shumë nga vendet e BE dhe Maqedonia, çmimi i energjise dhe taksa e tokës po ashtu e rritur. Gjithçka sepse qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të”.

Salianji evidentoi faktin se subvensionet janë zero për fermerët dhe se ato shkojnë me miliona euro tek klientët e qeverisë. Produkti në shumicën e kohës hidhet nëpër kanale apo kalbet në magazina sepse askush nuk kujdeset. Qeveria i godet fermerët për të mbeshtetur bizneset e veta të shpërndarjes, tha gjatë takimit deputeti demokrat Ervin Salianji.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here