Gazetari Hoxha zbulon “Toto Rinën”: Në “Sky” komunikon me Bujar Gërmizin, duhet të jetë arrestuar

0
443

Gazetari Artan Hoxha është i ftuar sonte në emisionin “Opinion”, ku ka zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e fundit të kryer nga SPAK. 

Në studion e “Opinion”, Hoxha foli edhe për një personazh i quajtur “Toto Rina”. Sipas gazetarit ky personazh është zbërthyer nga SPAK dhe mund të jetë arrestuar.  

“Toto Rina”, sipas gazetarit, ka komunikuar me grupin e ekzekutorëve dhe me ish-pjesëtarin e Forcave Speciale, Bujar Gërmizin. 

Për këtë të fundit, Hoxha shprehet se sipas dosjes hetimore, ka shërbyer si njeriu që ka bërë lidhjen midis personave që kanë bërë porosinë dhe ekzekutorëve. 

“Telefoni “Sky”, i cili komunikon me Bujar Gërmizin ka nofkën “Toto Rina”. Ky është njeriu që ka mbajtur kontaktin. Nuk e ka nxjerrë SPAK deri tani. Unë e di dhe besoj se SPAK e ka arrestuar. Ai e ka nofkën “Toto Rina” dhe ai është njeriu që komunikon me grupin e ekzekutorëve dhe me Bujar Gërmizin. Kjo është pjesa e Shqipërisë, vrasjet dhe konfliktet të brendshme që janë shtrirë dhe jashtë”,-tha Hoxha.  

Hoxha tha se pritet një komunikim nga SPAK në ditët në vijim për tu marr vesh se kush është ky person./Opinion.al 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here