“Koordinatat”  / 700 kg kanabis gati për në Itali, zbardhen pronat dhe aktivitetet e biznesmenëve

0
113

 

kanabis

Në mesin e 7 personave të arrestuar, pas zbulimit të laboratorit të drogës një ditë më parë në Durrës dhe sekuestrimit të 700 kg kanabis, rezulton dhe pronari i kompanisë së naftës Trade Petrol & Drilling me seli në Fier e Tiranë, kompani e cila merret me përpunimin e naftës bruto të prodhuar nga Armo

 

Të tjera arrestime priten pas zbulimit të një rrjeti trafikantësh droge në Durrës. Kultivuesit dhe transportuesit e kësaj droge jashtë kufijve shqiptarë pritet të dalin nga hetimet intensive që po zhvillon policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Durrës. Edhe gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarve është vërtetuar se kanabisi i bllokuar në këtë punishte droge kishte destinacion Italinë. Të gjithë të arrestuarit, si edhe i shpalluri në kërkim, janë përgjuar për një kohë të gjatë. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të paraqesë në gjykatë të hënën, kur të vlerësohet masa e sigurisë, tabulatet telefonike të përgjimit, ku rezulton se funksiononin si një grup i strukturuar kriminal për shitjen e kanabisit në Itali.

 

Biznesmenët

Në mesin e 7 personave të arrestuar pas zbulimit të laboratorit të drogës një ditë më parë në Durrës dhe sekuestrimit të 700 kg kanabis, rezulton dhe pronari i kompanisë së naftës Trade Petrol & Drilling me seli në Fier e Tiranë, kompani e cila merret me përpunimin e naftës bruto të prodhuar nga Armo. Siç dhe shikoni në këtë faksimile të Qendrës Kombëtare të regjistrimit të bizneseve Pajtim Braçaj, 52 vjeç nga Tirana, i dyshuar si transportues droge nga Kruja deri tek laboratori në Durrës, rezulton Administrator dhe Aksioner me 100% të kapitaleve në kompaninë Trade Petrol & Drilling me seli në Fier. TPD-Trading Petrol & Drilling është krijuar në maj të vitit 2012, sipas të dhënave nga QKR. Kompania ka njohur rritje të shpejtë, duke e shtuar xhiron me 440% në 2014, në 16.5 miliardë lekë, duke u renditur kompania e 11 më e madhe në vend, në bazë të xhiros vjetore. TPD rezulton me fitim për 2014 me 5.5 milionë USD.

 

Biznesmenët

Një tjetër biznesmen i prangosur së bashku me Braçaj në grupin e 7 të arrestuarve është dhe Bejto Kotaj 53 vjeç, banues në Shkodër pronar i Pub Cheers në rrugën Pjetër Bogdani në zonën e ish-bllokut në Tiranë, një lokal i njohur për frekuentimin nga të rinjtë e kryeqytetit. Ndërsa një tjetër i arrestuar, Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë i cili dyshohet se mbante lidhjet me trafikantët italian, rezulton pronari i një firme ndërtimi në Itali. Pajtim Braçaj rezulton që ketë lidhje shumë të fortë me Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë për të cilin hetuesit dyshojnë se qëndron pas këtij grupi të strukturuar kriminal në rolin e investitorit. Të prangosurit e tjerë janë Lutfi Xeka, Qerim Xeka, si dhe Iqmet Pashollari pronar i vilës së kthyer në laborator droge. 700 kg kanabis sativa e sekuestruar dy ditë më parë në Durrës në brendësi të kësaj vile, do të trafikohej drejt Italisë këtë fundjavë e ndarë në dy ngarkesa me 350 kg secila. Ky fakt konfirmohet nga burime pranë grupit hetimor të cilët 24 orë më parë në zonën e Kënetës në Durrrës ndërhynë në laboratorin e drogës. Ditën e sotme 7 të arrestuarit do të dalin para gjykatës së krimeve të rënda për tu njohur me masën e sigurisë nen akuze për grup strukturuar kriminal, posedimi dhe trafikimi lënde narkotike. Hetime te policia janë drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

 

Por si u zbulua kjo bazë?

Tre muaj më parë në rrugë operative policia është njoftuar për një bazë të krijuar në Durrës ku grumbullohej droga e kultivuar në malësinë e Shkodrës dhe atë të Krujës. Pas këtij informacioni, vila është vënë në survejimin e policisë dhe agjentëve antidrogë të cilët kanë identifikuar personat që lëviznin në këtë objekt. Më pas personat janë vënë nën përgjim, ku ka rezultuar se në brendësi të banesës ishte krijuar laboratori i përpunimit të kanabisit dhe çdo fundjavë të dyshuarit nisnin drejt Italisë sasi të konsiderueshme droge. Kështu kanë dalë edhe emrat e biznesmenëve VIP si të përfshirë drejt për drejt në trafik. Në përgjimet e hetuesve ka rezultuar se kryesisht droga transportohej me mjete që të dyshuarit dërgonin drejt Italisë të kamufluar si makina pune, por në disa raste thanë hetuesit dyshohet se është përdorur dhe gomone. Arrestimet e këtij grupi janë bërë në Shkodër, Tiranë, Krujë, dhe Durrës ndërsa në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dhe 7 automjete dhe 15 telefona celularë me karta SIM të cilët të arrestuarit i kishin në përdorim por jo të regjistruar në emrat e tyre.

 

Aksioni i policisë

Du ditë më parë Policia e Durrësit gjatë një aksioni të përbashkët me Policinë e Tiranës, Shkodrës dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda në operacionin e koduar “Koordinata” zbuloi një vilë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, e cila ishte shndërruar në një laborator të përpunimit dhe ambalazhimit të kanabisit. Policia sekuestroi edhe 700 kilogramë kanabis i cili ishte përpunuar dhe ishte gati për në treg, ku mund të kapte vlerën e 1 milionë eurove. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

 

TË ARRESTUARIT:

Iqmet Pashollari, 61 vjeç, banues në Durrës, pronar i vilës laborator

Bejto Kotaj, 53 vjeç, banues në Shkodër, biznesmen, financues

Ajet Sulaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, financues

Festim Xhelilaj, 39 vjeç, banues në Tiranë, transportues i kanabisit nga Kruja në Durrës

Pajtim Braçaj, 52 vjeç, banues në Tiranë transportues i kanabisit nga Kruja në Durrës

Qerim Xeka, 47 vjeç, banues në Krujë, kultivues i kanabisit

Lutfi Xeka, 25 vjeç, banues në Krujë, djali i Qerimit, kultivues i kanabisit)

 

Procedohet në gjendje të lirë

  1. Xeka 17 vjeç banues në Krujë, djali i Qerim Xekës

 

Shpallet në kërkim

Valter Pashollari 34 vjeç banues në Durrës

Djali i të arrestuarit, pronari i vilës Iqmet Pashollari

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here