Ndodh mrekullia/ 12-vjeçari gjendet nën rrënojat e avionit të rrëzuar, i vetmi i mbijetuar

0
357

Një djalë 12-vjeçar është gjetur i gjallë nën rrënojat e një avioni të aksidentuar që vrau tetë persona në Indonezi.

Raportohet se djali është i vetëdijshëm.

Ai u gjet nën rrënojat në një mal në afërsi të kufirit me Papua New Guinea mëngjesin e së dielës dhe është i vetmi i mbiejtuar nga aksidenti.

Avioni Pilatus humbi kontaktin me qendrën e kontrollit të trafikut ajror të shtunën pasdite, pak para se të mbërrinte në aeroportin e Oksibilit.

Ai kishte udhëtuar nga Tanah Merah, rreth 40 minuta fluturim në jug, në Oksibil në krahinën e Papua kur u rrëzua.

Në avion ndodheshin nëntë persona, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, fshatarët dëgjuan një zhurmë të pasuar nga një shpërthim.

Zyrtarët po hetojnë shkakun e ngjarjes.

Aeroplanët janë një nga mënyrat e vetme për të kapërcyer provincën e Papua, një rajon i largët dhe malor që është jashtëzakonisht i vështirë për t’u naviguar. Megjithatë, kushtet e motit që ndryshojnë shumë shpejt, nënkuptojnë se nuk është një vend i lehtë për të kryer fluturime. Tre vjet më parë, një avion i Trigana Air u përplas pranë Oksibilit, duke vrarë të 54 personat në bord.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here