Gara shpejtësie në Tiranë. Ja çfarë ju ndodh të rinjve…

0
168

Policia ka ndaluar gjatë natës disa persona me shpejtësi tepër të madhe në Unazën e madhe e Tiranës pas ankesave të banorëve të zonës se të rinjtë e përdornin segmentin si pistë për gara me makina.

Madje gjatë kontrollit, policia ka zbuluar se të rinjtë që bënin gara me mjete luksoze gjatë natës ishin edhe të dehur.

Gjashtë prej tyre janë ndaluar nga policia që ka nisur kontrollet gjatë natës, siç duket në videon më poshtë.

Reagimi i Policisë për garat:

Duke marrë shkase nga shqetësimet e shumta të banoreve të Unazës së madhe për zhurmat e mjeteve që tejkalojnë limitet e shpejtësisë duke bërë gara me shpejtësi në orët e vona të natës si dhe rrezikun potencial që paraqesin këta drejtues mjetesh për sigurine rrugore, u organizuan shërbime të përbashkëta kontrolli nga Forca ‘Shqiponja’ dhe Policia Rrugore e kryeqytetit me objekt kontrolli garat me shpejtësi, përdorimi i alkoolit, xhamat e erret, posedimi i lëndëve narkotike dhe sende te tjera te paligjshme.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 drejtues mjetesh për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh për mos rregullim shpejtësie apo gara me shpejtësi si dhe 3 drejtues mjetesh për xhama të erret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here