Lëvizja në kufi pa pengesa, nis zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Kosovë në fundjavë

0
130

Nga kjo e shtunë ka nisur lëvizja dhe regjistrime në kufirin me Kosovën. Lehtësimet vijnë pas marrëveshjes në mbledhjen e dy qeverive, ku u vendos që deri më datë 30 shtator, çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo gjë ka shtuar dhe fluksin e lëvizjes në piken kufitare të Morinës ku të shumtë janë shqiptarët e Kosovës që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Në sportelet e doganës, Policia kufitare e Morinit nuk ka kërkuar dokumentet dhe nuk i ka regjistruar qytetarët e Kosovës. Kjo pohohet edhe nga vetë qytetarët e Kosovës, të cilët thonë se kjo duhet të jetë gjatë gjithë vitit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here