500 euro për një pistoletë, kush është shqiptari që trafikonte armë

0
210

Një operacion i policisë së Elbasanit, i koduar “Uraka 1”, ka goditur një aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, e premte, në vendin e quajtur fshatin Urakë, qyteti i Përrenjasit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i Ylber Suma, 32 vjeç, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit, Kosovë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë Suma, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pistoletë dy krehëra  dhe 5 fishekë.

32-vjeçari, këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia.

Ai kishte si qëllim shitjen e tyre në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 euro pistoleta.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here