Shehi: Opozita është plurale në zgjedhje, bashkojmë njerëzit që votojnë kundër Ramës dhe PS

0
100

Kryetar i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Drejt” tha se opozita në këto zgjedhje vendore është një opozitë plurale.

Ai tha se shqiptarët për herë të parë kanë mundësi zgjedhje.

Shehi: Posteri i  PS është i paligjshëm dhe i turpshëm. Rama vetë është dritë dhe yll dhe këta i ka bërë bardh e zi. Ka edhe një shenjtanllëk tjetër kjo punë. Këta janë opozita thotë, nuk ka të tjerë. Midis Ramës, Berishës dhe Metës nuk ka hapësirë. I thotë popullit ose më votoni mua ose këta. Është një taktikë pak perverse.

Opozita e kësaj radhe është një opozitë plurale, përtej asaj që thonë është e copëtuar, e dërmuar. Ne do të bashkojmë shqiptarët që votojnë kundër Edi Ramës, kundër PS. Për herë të parë çdo shqiptar mund të shohë veten e vet, si pëlqen Berisha të votojë Agron Dukën, si pëlqen Ilir Meta të votojë Dash Shehin.

Pa dy viteve janë zgjedhjet politike.Kësaj duhet ti mëshojmë.Dy gjëra na bashkojnë, lufta kundër PS dhe korrupsionit të saj dhe nga ana pragmatike një kandidat i vetëm. Në 90% të rasteve është arritur. Këtyre dyjave ja kemi arritur.

Ai është i bindur se janë opozita më e madhe që ka pasur Shqipëria, plurale.

Shehi: Jam i sigurt se nëse do të punojmë seriozisht për këto ditë që ka mbetur shumicën e votave do ti marrim ne dhe kjo do të jetë një fitore e madhe për opozitën shqiptare. Munden që bashkitë të mos merren të gjitha, mund të merren më pak se është menduar. Por forca e opozitës do të matet se sa mijë vota ka marrë në proporcional.

Qytetarët nuk duhet të tremben fare, duhet të shkojnë të votojnë partitë opozitare atë që janë qejf. Ka alternativë dhe ka dëshirë të gjithë bashkë për të larguar këtë qeveri. Dhe liri për kandidatët e bashkive të mëdha, të zbresin në fushë si protagonistë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here