HARTA/ Shihni cilat zonat në Ukrainë kontrollon ushtria ruse

0
152

Ushtria ukrainase tha se mbi 3,500 ushtarë rusë janë vrarë që nga ndërhyrja e forcave ruse në Ukrainë, më 24 shkurt.

Në një postim në Facebook, ajo tha se rreth 200 të tjerë janë zënë robër. Sipas saj, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, tetë helikopterë dhe 102 tanke.

Rusia, deri më tash, nuk ka komentuar për viktimat apo humbjet tjera eventuale, ndërsa vazhdimisht deklaron se forcat ruse kanë marrë qytete. Por shihni hartën e BBC se cilat zona kontrollon ushtria ruse. Zonat me të kuqe kontrollohen nga Rusia. Krimea është aneksuar në 2014.

1cc590dc 4c1c 48af 9091 5b5731cd2d5b

Në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë mohuar një raport nga kryetari i bashkisë së qytetit se 60 trupa ruse zbarkuan në rajon gjatë natës.

 

 

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SBU) tha se informacioni ishte i rremë dhe se një ulje e tillë nuk kishte ndodhur. Ai tha se një helikopter ukrainas kishte kryer një fluturim zbulimi në zonë.

“I kërkojmë banorëve të qëndrojnë të qetë! tha SBU në një deklaratë të postuar në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here