U nda nga vajza e Jozefina Topallit, por Luiz Ejlli tani është në hall

1
1051

Lidhja e vajzës së ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Megi me Luiz Ejllin mori fund në vitin 2017.

Fillimisht çifti nuk deshi ta komentonte publikisht këtë raport, por disa statuse dhe ngacmime virtuale, e konfirmuan shpejt lajmin se Luizi dhe Megi nuk ishin më bashkë.

Luizi ishte i pari që pranoi të fliste për herë të parë në emisionin “Pasdite në në Top Channel”, duke e përshkruar atë që kishte ndodhur për disa vite me Megin si një flluskë sapuni.

Luizi tha se nuk kanë qenë të fejuar, por “ishte thjesht një lidhje”, e cila ishte e destinuar të përfundonte: “E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…”.

Ndërkohë sot, një vit pas ndarjes, Luizi shprehet se nuk e ka gjetur ende një femër të sinqertë:

“Të gjesh një femër të sinqertë sot, është njëlloj sikur të gjesh Wifi në Gjirokastër pa password”, shkruan këngëtari në foton e publikuar në Facebook, por pa bërë të ditur se kujt i dedikohej ky status.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here