Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarović ka publikuar nëj video në profilin e saj në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ka falënderuar Rusinë për mikpritjen gjatë kampionatit botëror si dhe ka bërë tifo për ekipin e shtetit të saj që sonte do të luaj për Kupën Botërore ne ndeshjen me Francën.
“Në emër të fansave të Kroacisë, e falënderojë Rusinë për mikpritjen e ngrohtë. Ju ishit nikoqirë fantastik. Tifo për Kroacinë sonte. Le të festojmë gjithë se bashku. Faleminderit Rusia dhe shko Hrvatska!”, ka thënë ajo së bashku me ekipin e saj mbrapa saj duke bërë tifo për Kroacinë.
Fitorja e Kroacisë sonte do ta sjellte kupën e botës në Futboll në Ballkan.