Modric: Do jepja gjithë trofetë me Realin për kupën e botës me Kroacinë

0
170

Kapiteni i kombëtares kroate, Luka Modric është shumë i motivuar në prag të finales së Kampionatit Botëror.

Kroacia ka qenë mrekullia e këtij Botërori, duke arritur të kualifikohej në finalen e madhe, ku të dielën do të ndeshet me Francën.

Lideri i kombëtares kroate, Luka Modric tregon se çfarë rëndësie ka pjesëmarrja në finale për të dhe gjithë Kroacinë, sa që ai do të ishte në gjendje të jepte të gjitha Ligat e Kampionëve të fituara me Real Madridin, vetëm që të arrijë të shpallet kampion i botës.

“Do t’i jepja katër titujt e Ligës së Kampionëve për këtë trofe”, tha Modric.

“Pavarësisht se çfarë ndodhë në finale, ky është suksesi më i madh në historinë e sportit kroat, por ne të gjithë duam të bëhemi kampionë. Kemi karakterin dhe gjithçka tjetër për t’ia dalë në fund” ka theksuar ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here