Era Istrefi në finalen e Botërorit: Ja kush ishte momenti më i bukur…

0
238

Të dielën në “Luzhniki Stadium” të Moskës do të luhet finalja e Boterorit mes Francës dhe Kroacisë. Para sfidës do të mbahet një ceremoni, ku do të interpretohet “live” kënga zyrtare e Botërorit nga Era Istrefi, Niki Xhem dhe Will Smith.

FIFA organizoi një konferencë me 3 këngëtarët. E pyetur se cili është për të futbollisti më i mirë, Era nuk ka pasur dyshimi: “Ai është Cristiano Ronaldo”.

Ajo u pyet edhe për momentin më të bukur të këtij botërori për të. “Ishte ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, kur dy lojtarë me origjinë shqiptare shënuan”, tha Era.

Pas interpretimit “live” të këngës, në fushën e lojës ditën e diel do të hyjë në fushën e lojës edhe Trofeu i Botërorit.

Ai që do ta sjellë atë do të jetë ish kapiteni i Gjermanisë Philip Lahm i shoqëruar nga modelja ruse, Natali Vodionova. Kupa do të transportohet brenda një kutie titaniumi e markës Loius Vuitton.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here