Salianji: “Lidhjet e gjakut janë ato që shpjegojnë gjithcka, ja pazaret e pista të Ramës…”

0
157

Një ditë pasi Partia Demokratike bëri me dije sipas saj fakte konkrete që “kompania “Fusha Shpk”, përmes pazareve të pista me Kryeministrin Rama, pastron paratë e pista në punë publike”, sic u shpreh deputetja Vokshi, sot, nga selia blu, në një dalje për mediat, ishte demokrati Ervin Salianji i cili denoncoi se kjo kompani sipas tij është subjekt i ligjit Antimafia.

Salianji per fushën

“Sot po u bëjmë të ditur se është subjekt i ligjit Antimadfia dhe subjekt që mund të pastrojë parartë e pista që vijnë nga aktivitet kriminal i drogës dhe trafiqeve.

Lidhjet e gjakut janë ato që shpjegojnë gjithcka. Shkëlqim Fusha, pronar i kompanisë dhe mik personal i Edi Ramës është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës i rikapur disa muaj më parë në Spanjë me 75 kg heroinë. Ky fakt, u mbajt i fshehur nga ministria e Fatmir Xhafës. PD s’do bënte kurrë përgjegjës dikë për veprimet antiligjore të një të afërmi të tij, por lidhjet e “Fusha shpk” me djalin e xhaxhait trafikant droge kanë një hallkë të fortë, ish kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha. Petrit Fusha është vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, menaxhon një resort të njohur në periferi të Tiranës dhe mbyll dosjet për Veliajn dhe Ramën. Kryeprokurori Fusha, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, pas kësaj Rama dhe Veliaj i dhanë Cim Fushës ndërtimin e Sheshit Skënderbej dhe ndertimin e parkingut privat aty. Petrit Fusha ka mbyllur shumë dosje të tjera qeveritare të ministrave më të korruptuar të Ramës”, tha Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here