Braimllari: Rama hajdut i pronës publike, subjekti kryesor i operacionit forca e ligjit

0
260

Deputeti i LSI Endrit Braimllari ne fjalen e tij ne kuvend ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si hajdur te prones publike. Braimllari ka theksuar se Rama duhet te jete subjekti kryesor i operacionit forca e ligjit.

Fjala në Kuvend e Deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari

Në fakt është e pashpjegueshme që ne sot diskutonim për një projektligj të tillë, sepse jo vetëm ne të opozitës, por edhe deputetë të mazhorancës janë shumë të qartë se çfarë do të ndodhi me miratimin e këtij projektligji. Pikësëpari si deputet I LSI-së, nuk është ndonjë nga deputetët tanë kundër të pasurit teatër në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Sigurisht që ne jemi pro teatrit dhe beteja që ne po bëjmë për të qenë çdo gjë në respektim të ligjeve të këtij vendi ka të bëjë për të respektuar pronën publike, atë pronë publike që ju kërkoni ta tjetërsoni me një procedurë të përshpejtuar, me një projektligj që do të hyjë në historinë e këtij parlamenti, që kalon drejtpërdrejt me emrin e një firme. Në fakt nuk është meraku te firma, te biznesi, meraku është se pas asaj firme qëndron një emër. Është kryeministri I kësaj qeverie, I cili nëpërmjet kësaj procedure tenton dhe do të vendosi në zbatim planin e pastrimit të parave të drogës, atë çka ne e kemi thënë prej kohësh. Dhe çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur një fenomen shumë I çuditshëm në këtë parlament. Me 69 vota keni zgjedhur Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, duke shkelur Kushtetutën dhe duke e dhunuar atë. Pas kësaj shkatërruat institucionet e Drejtësisë. Sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese në vend dhe kjo nuk erdhi rastësisht. Ishte e mirëmenduar për të vënë në zbatim planin tuaj famkeq, planin tuaj të grabitjes së Shqipërisë dhe planin tuaj të pastrimit të parave të pista. E kemi thënë këtu edhe në fillim të këtij Parlamenti, që procesi juaj politik I kanabizimit të vendit ka marrë fund. Tani nuk do të ketë më mbjellje kanabisi. Do ketë drogëra të forta dhe pastrim parash. Kjo është ajo çka ju po bëni, dhe kjo është ajo çka ju do bëni me teatrin. Tjetërsimi I pronës publike për t’ja dhënë Edi Ramës që të investojë paratë e drogës është turp kombëtar dhe këtë mund ta bëj vetëm një kryeministër antikombëtar. Çfarë do ndodhi më pas? Të jeni të bindur që muaj më pas, do të na vijë ndonjë projektligj me procedurë të përshpejtuar për Muzeun, për Teatrin e Operës dhe Baletit, sepse edhe ato do ti tjetërsojë dhe ti prishi dhe të ndërtojë kulla. Me qëllim që të rrethojë të gjithë sheshin Skënderbej. Të gjithë jemi dëshmitarë të ndërtimit të sheshit Skënderbej. Disa janë pro, disa janë kundra, nuk dua ti hyj këtij debati. Të jeni të bindur që ai shesh me aq dëshirë të madhe nga kjo mazhorancë për tu bërë, por edhe ai parkim I nëndheshëm ka një vlerë, dhe merr vlerë vetëm kur ndërtohen kullat klienteliste te Teatri Kombëtar, merr vlerë kur ndërtohen kullat klienteliste te Muzeu, por edhe kullat te Teatri I Operas dhe Baletit. Të jeni të bindur që në këtë mënyrë drejtimi të vendit, duke mos njohur ligjet, duke mos njohur Kushtetutën dhe duke mos respektuar asnjë institucion, do na vijë pas ca kohësh dhe do të na thotë:  edhe te zyrat ku unë rri te kryeministria duhet të bëjmë një kullë aty. Dhe ta fusim kryeministrinë brenda kullës. Asnjë institucion do na vijë mbas pak kohësh dhe do vijë dhe te zyrat ku unë rri te kryeministria  duhet të bëjmë një kullë aty. Ta fusim kryeministrinë brenda kullës sepse këtë do të bëjë. Atë çka bëri me kinema 17 nëntorin ku e ndërtoi brenda një ndërtese atë do të bëjë me çdo vepër arti në vend sepse jo vetëm ka alergji nga arti dhe këtu del në pah sindroma e tij prej diktatori I drejtimit të vendit. Këtë e vërtetojmë çdo ditë jo vetëm në mënyrën sesi iu drejtohet deputetëve të tij, jo vetëm mënyrës sesi drejton këtë kabinet por dhe në llogaridhënien e tij partiake ,në çdo vend të Shqipërisë  ku arroganca, papërgjegjshmëria me të cilën iu drejtohet qytetarëve është tipik për një drejtues diktatorial. E mbani mend dhe kur ka qenë kryetar bashkie gjithmonë ky ka pasur një person për ta bërë faktor. Në ato ka pasur nënkryetarët e Bashkisë, e mbani mend z.Gonxhe kur u hap diga e Tiranës, u përmbyt Tirana e re ishte ai fajtori. Më pas fajtor ishte nënkryetari tjetër që është zgjedh dhe deputet dhe ca kohë ishte Saliu, ca kohë ishte LSI. Tani ka kaluar në ekstrem, fajtor bën popullin, e kemi parë kur i thotë qytetarëve, ju jeni fajtorët. Dhe kjo është sindromë e një personi që e drejton vendin në diktaturë. Po e ndiqja me vëmendje sot tek numëronte operacionet e Forcës së Ligjit, por duhet të ketë diçka parasysh , që është e turpshme që del dhe i bën moral shqiptarëve sepse personi që do të jetë subjekt i forcës së ligjit do të jetë vetë ky kryeministër për atë çka I shkakton vendit, për kanabizimin, për trafikun e drogërave të forta, për  mungesën e sigurisë në porte dhe në çdo pikë kufitare të këtij vendi. U ndaluan 613 kg kokainë. Na akuzuan si opozitë që nuk po falenderojmë policinë . Dhe çfarë ndodhi sot ka vetëm dy të ndaluar, një shofer dhe një magazinier. Pra të gjithë veprimet që ky bën janë veprime që kanë përkrahje dhe suport politik. Ndaj ky do të jetë vetë subjekt i operacionit forca e ligjit. Besoj që të shkojë me më shumë dëshirë në qytetet e ndryshme të vendit dhe ta bëjë siç duhet llogaridhënien publike me banorët e vërtetë të Shqipërisë, me qytetarët e vërtetë të bashkive ku shkon, të dëgjojë nga afër hallet dhe shqetësimet që kanë sepse ka varfëruar në ekstrem këtë vend. E ka varfëruar në ekstrem këtë vend duke pasqyruar vetëm një kastë të vogël, atë kastë e përdor për pastrimin e parave të tij. Është e turpshme sesi nuk e ngre njeri zërin. Të gjithë e shikojnë çfarë po ndodh me të rinjtë e këtij vendi. Të rinjtë dhe të rejat largohen nga ky vend. Emigrojnë nga Shqipëria sepse të vetmen shpresë që ky kryeministër i ka dhënë rinisë së këtij vendi është emigrimi. Është fakt tragjik, 8 nga 10 të rinj të cilët mbarojnë universitetin duan të largohen nga Shqipëria. Kjo është qeveria e tij dhe këtë ka sjellë ky për shqiptarët. Dhe të mos dalim pastaj më tej tek Estrada që ndodhi para një jave me çeljen e negociatave. Nuk e kuptoj se çfarë kryeministri është ky. Del dhe gëzon e falenderon, ndërkohë nuk i shtrohet punës për të zbatuar detyrat me qëllim që vendimi të jetë pozitiv për Shqipërinë pas një viti. Sepse nuk i ka çelur njeri negociatat. Nuk çelen negociatat me krimin e organizuar nëpër këmbë, nuk çelen me trafik droge, nuk çelen negociatat me tjetërsim të pronës publike dhe t’ia japi ky vetes së tij. Pra këto janë tipike për një njeri i cili është fatkeqësi kombëtare për këtë vend, por që është më e rënda që tenton ta kthejë Shqipërinë edhe njëherë në diktaturë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here