A janë femrat, mike apo armike me njëra-tjetrën?

0
188

Mike apo armike? Sipas disa studimeve, në krahasim me meshkujt, femrat impenjohen më shumë në miqësitë e tyre dhe krijojnë lidhje më të thella në miqësi, ato gjithashtu vuajnë në rastet kur mikesha e tyre kalon një periudhë të vështirë, po ashtu vuajnë më shumë në rast zhgënjimesh nga miqësia.

Për këtë arsye tradhtia tek miqësitë mes femrave nuk tolerohet kollaj. Gratë ose vajzat, kur krijojnë miqësi përfshihen emocionalisht dhe fakti që ndihen pjesë e një grupi i bën ato të ndihen më mirë psikologjikisht. Kjo ka efekt pozitiv në humor dhe shëndetin e tyre. Pra miqësia pasuron jetën.

Dhe në të gjitha rastet, fjala kyç që e bën të suksesshme një miqësi, sidomos mes femrave është sinqeriteti. Me një mikeshë ndihemi të lira të shkëmbejmë emocionet dhe eksperiencat po ashtu edhe idetë.

Por ashtu si edhe në çdo marrëdhënie edhe mes mikeshave ndodhin keqkuptime. Zënkat janë të zakonshme por edhe e domosdoshme për tu kuptuar dhe për tu njohur më mirë.

E që gratë janë xheloze dhe rivale mes tyre, ky është një fakt i pamohueshëm dhe që duhet pranuar edhe nga vetë gratë. Ato janë më luftëtare, një aspekt që më parë i takonte vetëm meshkujve. Edhe gratë, i janë përshtatur ambientit.

Miqësia megjithatë mund të përfundojë, sepse me kohën njerëzit ndryshojnë dhe humbet interesi për njëri-tjetrin, miqtë nuk kuptohen më si më parë dhe nuk mbeten më shumë gjëra të cilat mund ti ndajnë bashkë. Dhe në të vërtetë, edhe mes femrave, jo gjithmonë është xhelozia ajo që i jep fund lidhjes së miqësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here