Ambasada e Spanjës përgëzon kampionen Luiza Gega

0
151

Ambasada e Spanjës në Tiranë, ka publikuar një mesazh përgëzimi për atleten shqiptare Luiza Gega, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare të organizuara në Tarragona.

Në mesazhin e ambasadës, thuhet se është kënaqësi e veçantë të shikosh flamurin shqiptar të ngrihet në ambientet sportive spanjolle.

“Përgëzojmë atleten e njohur shqiptare Luiza Gega, për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare të mbajtura në Tarragona të Spanjës, në disiplinën 3000 metra me pengesa për femra. Eshtë vërtet një kënaqësi e veçantë të shikosh flamurin shqiptar të ngrihet në ambientet sportive spanjolle”, shkruan Ambasada e Spanjës.

Luiza Gega arriti të merrte medaljen e artë në garën 3000 metra pengesa duke lënë 7 sekonda mbrapa garuesen që doli në vend të dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here