Protestues me tharëse tek Biblioteka/ Shqiptarët janë dhjaksa. Ramës po i mbyten edhe librat

0
280

Shoqëria civile ka dalë sot në protestë para Bibliotekës Kombëtare, e cila u përmbyt nga reshjet e fundit pavarësisht punimeve brenda dhe jashtë saj që kushtuan miliona euro.

Erion Kristo, në krye të grupit të protestuesve, ka thirrur me zë të lartë për t’iu bashkuar protestës, qytetarët që nuk reagojnë.

“Ramës po i mbyten arat e fushat, por po i mbyten edhe librat, – tha Kristo. -Ju shqiptarët jeni dhjaksa. Sepse ju ofendoni në Fb për punë partish, po nuk dinë të mbroni gjënë më të bukur jopartiake, librin dhe nuk jeni sot me ne.

Po protesta nuk maten me kile po me të drejtë.  Ne kërkojmë që kryeministri të mos flasë jo vetëm për futbollin, por edhe për këtë vepër të madhe.”

Ndërsa Kristo protestone, një qytetar ka ndaluar dhe ka tentuar ta pengojë. Veprimtari civil iu kthye me fjalët:

“Zotëria po konsumon një vepër penale, po pengon një protestë. Por, Kryeministri që shqetësohet për këmbët e futbollistëve kosovarë, të shqetësohet edhe për librat e shqiptarëvve.”

Kristo kishte bërë thirrje më herët në rrjetet sociale: Sot ora 11 tek Biblioteka Kombëtare. Merrni ndonjë libër dhe tharëse. Merrni ndonjë mik a të aferm. Bëni ndonje tag, koment, like, share po qe se nuk vini dot. Po edhe nëse mund të vini, përhapeni këtë. Protestë më qytetare se kjo nuk ka.”

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here