(FOTO/Pamje të rënda) Dhunohet fizikisht punonjësi i bashkisë në Patos: Më kërkuan të shkruaj 10 votues të sigurtë

0
283

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Patos, ku punonjës i bashkisë Bato Dalipaj është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi, pasi ky i fundit i ka kërkuar në nënshkruaj një formular me vota të sigurta për kryetaren socialiste të bashkisë.

Në një deklaratë për SYRI-n, punonjësi Dalipaj deklaron se është mbështetës i kandadates Sofije Alushaj dhe se përgjegjësi i bashkisë Petrit Pëllumbi i ka kërkuar të shkruaj 10 votues të sigurtë.

Në momentin që punonjësi nuk ka pranuar të nënshkruaj formularin, atëherë Petrit Pëllumbi e ka goditur disa herë me grushte, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë dhe në fytyrë.

Dalipaj: Punoj 4 orarësh në komunale prej 10 muajsh. Petrit Pëllumbi në zyrë përgjegjës më kërkoi të shkruaja pjestarët e familjes në një formular. Unë nuk e firmosa pasi nuk jam 8 orarësh në punë.

Erdhi nga pas më kapi nga supi dhe më goditi me 3 a 4 grushta dhe i gjakosur rash përtokë.

Më çuan në spital drejtori i ndërmarjës Artjoli s’bëra denoncim i thashë rash, gabimi im. Shkova në shtëpi tani u enjta dhe vendosa të bëj denoncim në polici.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral me mbështetësit në Patos ku prezantoi dhe kryebashkiaken socialiste.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here