Ja si ta vërtetosh ç’cilësi ka vaji i ullirit

0
424

Po si mund të sigurojmë një vaj ulliri të cilësisë së lartë? Një mënyrë është, të shkosh te burimi, te kultivuesit e ullinjve, por kjo për shumicën është e pamundur. Ju mund të dërgoni markën tuaj të preferuar të vajit në laborator për analiza, por edhe kjo është e kushtueshme dhe e parealizueshme.

Në fakt ekziston një truk i thjeshtë që do t’iu ndihmojë nëse marka juaj e preferuar është me cilësi të lartë apo jo, dhe për këtë ju nevojitet vetëm goja juaj dhe një gotë e vogël. Somelieria e vajit të ullirit Katerina Mountanos ndan metodën e saj të saktë:

1.Hidhni një gllënjkë vaj ulliri në një ene të vogël, mundësit të rrumbullakët (një gotë verë ose filxhan kokteji të shkurtër)

2.Me njërën dorë mbani gotën, dhe me tjetrën e vendosni lartë për mbi gotë për mos dal aroma. Mundohuni që me njërën dorë të fërkoni pak gotën për të ngrohur pak vajin, dhe ndërkohë e tundi pak gotën në mënyrë rrethore.

3.Më pas hiqeni dorën që keni mbi gotë, afrojeni pranë hundës dhe merrni thelle erën e vajit të ullirit. Nëse ndjen erë të freskët si bari, fruta apo perime, ka më shumë gjasa që vaji juaj të jetë vërtet ekstra i virgjër. Aromë të përbashkët të identifikueshëm nga vaji i vërtetë i vajit të ullirit janë bari, domate të gjelbër ose të kuqe, banane, spinaq, mollë, agrume ose bajame. Nëse ju ndjeni një aromë jo të këndshme, të papërcaktueshme ose pa erë, nuk është vaj ekstra i virgjër.

4.Hapi tjetër është të shijoni atë. Kthejeni një gllënjkë të vajit në gojën tuaj, por mos e gëlltitni.

Me dhëmbë të mbyllur dhe me buzë të hapura, thithni pak ajër në gojën tuaj dhe vërtiteni vajin rreth gojës tuaj. Pastaj piheni. Nëse është i virgjër do vazhdoni të ndjeni shije të frutave dhe perimeve, ndërsa ju e vërtitni atë rreth gojës dhe do të keni një shije të hidhur ose të hidhur në pjesën e pasme të fytit kur e gëlltitni atë. Është normale të kolliteni, dhe në fakt, vajrat me cilësi të lartë ngacmojnë fytin për kollë. Sa më shumë kollitje aq më i mirë është vaji. Burimi:Mindbodygreen

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here