BASHA me ton të ashpër: Me Ramën, Tahirin e Xhafajn, BE nuk na hap derën

2
147
BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar me emra se Edi Rama, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj janë njerëzit që bllokojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Bashës, me këta njerëz në krye të qeverisë BE nuk do të na hapë derën.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

E kemi parasysh se pa luftuar krimin e drogën, pa larguar politikën e korruptuar Shqipërisë nuk do të hapen negociata as vitin e ardhshëm, sa të kemi Saimir Tahirit, Fatmir Xhafën, kryetarin e grupit të parlament të PS-së garantues të parave të pista dhe Edi Ramën që sundon një perandori krimi dhe pastaj përdor paratë e drogës për të ndërtuar kulla.

Sa kohë në Shqipëri nuk ka drejti e gjykata funksionale, sa kohë Rama mbron të korruptuarit, nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë.

Ky është mësimi i 2016, i 2018 dhe nëse shqiptarët nuk e mësojnë do të jetë dhe mësimi i 2019. Pyetja është çfarë shqiptarët duhet të bëjnë?

Që të presin që Edi Rama të dorëzojë Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, të shembë Teatrin? Shikoni pak ku është kinema Partizani, Kinema Republika? Janë kulla. Edi Rama e ka bërë këtë rrugë sepse si  kryetar bashkie merrte 20% dhe tani si kryeministër merr 50%.

Është skema e kullave, e stadiumit me kullë.

Që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë që asnjë të mos jetë mbi ligjin dhe askush të mos bëhet mbi ligjin dhe na duhet një vend që të ketë balancë kushtetuese. Sa kohë të mos ndryshojë kjo Shqipërisë nuk i hapen negociatat.

Nëse ndodhin këto, atëherë ekziston mundësia që Bundestagu, parlamenti holandez të hapin dritën jeshile.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

  1. Shqiperia ka bere nje proges te papare keto vite duke filluar nga reforma ne drejtesi. Negociatat jan pran hapjes dhe ndryshe nga ty o basha kur vrije njerez ne bulevard

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here