Nuk përmbahet Bregu: Shqipëria nuk ka opozitë. Ju pëlqen apo jo llapaqenëve të Bashës

1
647

Ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila sot mban postin e Sekretares së Përgjithshme në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal në BE, nuk i ka mbajtur më nervat dhe ka reaguar ashpër ndaj kritikave në adresë të saj.

Me anë të një statusi në facebook, Bregu ka shpërthyer ndaj të gjithë kritikuesve të saj, duke i quajtur ata ‘Llpaqenë’.

Ja postimi i Bregut:

E para: Celja e negociatave te anetaresimit me Shqiperine e Maqedonine eshte jetike per te mbajtur gjalle orientimin pro europian te vendeve te Ballkanit Perendimor. Cdo mjegull ndaj kesaj qasje vetem na ben me vulnerabel ndaj tentakulave te bashkepunimit politik dhe ekonomik me palet e treta te interesuara per rajonin. Eshte e papranueshme qe ky rajon te mbetet peng i politikave qe e justifikojne pazhvillimin vetem me historine tone te pafat, luftrat, konfliktet etnike apo ato te vetvrasjeve politike.

E dyta:Ballkani Perendimor nuk ecen perpara dot pa prezence, politika, standarte, investime nga Europa! Shqiptaret kudo qofshin, nuk kane hajer nese harrohen apo nuk llogariten ne harten e kontinentit Europian! Dhe kjo eshte me rrezik per kombin, jo per politikanet! Kjo ka qene edhe fryma e thirrjeve qe ka bere sot,Komisioneri Hahn, Perfaqesuesja e larte e BE-se,dhe Eurodeputetet e vendeve anetare.

E treta: Driteshkurtesia per ta pare vendimin e kesaj jave si sherbim per Edi Ramen apo denim per Lulzim Bashen,ose anasjelltas, eshte si t’ju thuash shqiptareve se Europa qe keni 30 vjet qe e kerkoni, shqetesohet vetem se mos nga vendimi i saj, i ngelet hatri ndonjerit prej ketyre cunave!

E katerta: Europa, prezente dhe jo e munguar, eshte e vetmja shprese per te ushtruar presion ndaj qeverise.

Ne rastin tone eshte jetike. Shqiperia sot nuk ka opozite! Madje po e riperseris pa u shqetesuar ju pelqen apo jo te punesuarve llapaqene te Bashes: ne gjendjen qe eshte sot opozita, ka vrare shpresen se pas nje qeverie te keqe, opozita e tij mund te ndertoje nje qeveri te mire!

Nuk ka rol opozita ne plotesimin e detyrimeve, por ka pergjegjesine te mos behet e pabesueshme.

Kushdo eshte i lire te mos bjere dakord me kete. Por jane me te shumte ata qe e pranojne edhe kur nuk kane guxim ta thone publikisht!

E pesta: Shqiperia nuk ka institucione te forta. Nuk ka ende drejtesi funksionale. Nuk shquhet per shoqeri civile te fuqishme. Nuk ka as media te pavarur, por ka gazetare qe ju neperkembet pavaresia. Celja e negociatave eshte garanci dhe per pushtetet e pavarura per te mos u ndjere te kercenuar nga pesha e pushtetit.

E gjashta: kjo eshte ceshtje nevoje kombetare dhe vendimarrje Europiane.Jo gjithmone jane e njejta gje! Jo te gjithe e kuptojne se ngurtesia nuk e shpeton as e ben me te arrire Europen!

Ben me te pamundur menaxhimin e situatave qe dalin jashte kontrollit.

Paska patur te drejte Orëell kur thoshte:

“Eshte lufte e vazhdueshme per te pare se cfare ke pertej hundes tende

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Ne rastese ato qe bashkepunojne se bashku ne opozite ti i quan llapaqen jo me pak je edhe ti llapaqene bilez me keq akoma qe per nje bythe karrigeje shite idealet tuaja dhe te shokeve qe bashkepunove nder vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here