Babai që mbante peng djalin qëllon me tjegulla policinë… (VIDEO)

0
209

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori” në Berat ku një 43-vjeçar mbante peng djalin e tij adoleshent prej tre ditësh.

Kanë qenë komshinjtë ata të cilët të alarmuar dhe të frikësuar për gjendjen e 17-vjeçarit kanë lajmëruar policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje kjo e fundit ka shpëtuar djalin, ndërsa babai Miri Duro hipi me vrap mbi çatinë e shtëpisë dhe kërcënonte se do të hidhej.

Në videon e mëposhtme ai shihet tek i kërcënon policët të largohen nga banesa e tij, ndërsa me të mbërritur sipër çatisë hedh tjegulla dhe tulla drejt gjithë njerëzve që I kanë rrethuar shtëpinë.

Ai dëgjohet tek thotë:

Ik ore qërohu andej, largohu nga shtëpia.”

Ndërsa dëgjohet teksa disa komshinj mundohen ta qetësojnë që të mos qëllojë.

Por në një moment ai ka tentuar të hidhet nga çatia dhe të shpëtojë dhe aty policia ia ka dalë ta arrestojë. Mësohet se Duro nuk e kishte marrë ndonjëherë kujdestarinë e djalit, ndërsa ishte divorcuar vite më parë me nënën e tij.

Tre ditët e fundit ai e kërcënonte të birin me jetë duke e mbajtur të izoluar dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here