Mjedra e verdhë, ja mbrekullitë e këtij fruti të rrallë (Foto)

0
279

Ëmbëlsia e mjedrës së bashku me shijen e butë tregojnë se ky frut nuk do të arrijë të mbizotërojë ushqimet e tjera me të cilat mund ta kombinoni.

Mjedrat e verdha kanë një shije më të ëmbël dhe më pak të hidhur se ato të kuqet. Disa njerëz e kanë përshkruar shijen e tyre si të ngjashme me lulet. Shija nuk ka të bëjë me sasinë e sheqerit, por me athtësinë e munguar.

Ëmbëlsia e mjedrës së bashku me shijen e butë tregojnë se ky frut nuk do të arrijë të mbizotërojë ushqimet e tjera me të cilat mund ta kombinoni, siç ndodh edhe në rastin e mjedrës së kuqe.
A janë gjenetikisht të modifikuara?
Është për të ardhur keq që jetojmë në një botë ku fruta apo perime të pazakonta të shtyjnë të bësh një pyetje të tillë. Lajmi i mirë është se mjedra e verdhë është e gjitha natyrale.
Ndoshta tingëllon si diçka e re, por kjo anomali e rrallë gjenetike ndodh në mënyrë natyrale dhe është vënë re në mbarë historinë e kultivimit të këtij fruti. E vërteta është se vetëm gjatë kohëve të fundit kjo kokërr është kultivuar si ushqim.
Besojeni ose jo, mjedra e verdhë vjen nga i njëjti varietet si mjedra e kuqe, po atëherë si ka mundësi që mban një ngjyrë tjetër?

Nëse në botë ka njerëz dhe kafshë albinë atëherë ka edhe fruta të tillë. Albinizmi tek kafshët shkaktohet nga një gen prapavajtës që zbraps prodhimin e melaninës ose e pakëson atë.

Mjedrat nuk përmbajnë melaninë, por ato kanë anthocianinë, një kategori pigmentesh që prodhojnë ngjyrat e kuqe, blu dhe vjollcë tek frutat. Ngjyra ekzakte e frutit varet kryesisht nga pehashi i bimës.

Pas pllenimit të lules së bimës, farat e prodhuara do të krijojnë mjedra të verdha, kokrra ku prodhimi i anthocianinës është i bllokuar.

Varietetet e mjedrës ngjyrë portokalli ose shampanjë kanë kufizime në prodhimin e anthocianinës.

Mjedrat e verdha mund t’i gjeni në tregun e fshatarëve në sasi të kufizuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here