“Qeveria gllabëroi 140 mln euro për zyra e makina dhe për Teatrin s’paska lekë! Si s’keni TURP”

0
144

Nga Petrit Vasili

140 milion euro gllaberoi qeveria per zyra,makina e vila,ndersa per Teatrin Kombetar s’ka leke. Po si s’kane turp qe genjejne keta,qeveri e bashki,qe do shkaterrojne Teatrin dhe do tja hapin privateve se gjoja s’kane leke.

Keta leke kane pasur pa fund dhe vetem per zyra,makina te shtrenjta per qeveritare e ofiqare gjithfaresh,vila qeveritare e transferime zyrash kane bere rrush e kumbulla dhe pa ju skuqur faqja fare plot 140 milion euro. Për vitin 2017 jane plot 30 milionë euro shpenzime vetëm për Kryeministrinë. Në vitin 2015 shpenzimet e luksit për qeverinë arritën në shifrën e 91 milionë eurove dhe në vitin 2016 kjo shumë shkoi në rreth 22 milionë euro.

Pra, 140 milion euro kane baderdisur në tre vitet e fundit, vetëm për zyra dhe lukse te tjera kryeministri dhe te tijte. Vetem leket qe hengri kryeministri vetem ne 2017 plot 30 milion euro dalin e teprojne per Teatrin. Dhe keta na bejne te degjojme idiotesira me teatrin qe po shembet,me zjarrfiksa,me tuberkuloz e azbest vetem e vetem qe te shesin token e Tiranes tone dhe per t’i rrembyer parate’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here