Makina çan turmën e studentëve. Incident në ditën e parë të protestës…

0
114

Një incident është shënuar sot në ditën e parë të protestës së studentëve për këtë vit, teksa të rinjtë po marshonin drejt qendrës së Tiranës.

Një makinë ka tentuar të çajë turmën e studentëve, të cilët po marshonin në kryqëzimin e ‘Vasil Shantos’, për shkak se sipas drejtuesit të mjetit kishte një urgjencë dhe duhej të kalonte turmën.

Sipas gazetares së ‘News 24’, Dorjana Bezat, një prej studentëve është lënduar në këmbë, teksa makina ka insistuar të kalojë turmën.

Ky fakt ka shkatuar irritimin e studentëve, por zgjati vetëm disa minuta, pasi ndërhyri policia dhe makina vijoi rrugën.

Kujtojmë se protesta e studentëve është e ndarë në dy grupe, njëri para kryeministrisë dhe tjetri para Politeknikut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here