DETAJE/ Kush ishin trinjakët që humbën jetën tragjikisht në Durrës

0
215

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja në Durrës, ku humbën jetën trë të mitur, trinjakë, të moshës 3-vjeçare.

Sipas burimeve dyshohet se në banesë ka patur rrjedhje gazi dhe shpërthimi ka ndodhur kur fëmijët kanë ndezur shkrepëse.

Mësohet se nëna e fëmijëve e cila nuk ka qënë brenda banesës në momentin e shpërthimit, është në gjendje shoku dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, prindërit nuk ndodheshin aty. Babai, Gëzim Koçi nuk ka qenë në banesë, po ashtu edhe nëna e cila ishte larguar për një moment, por kur është kthyer e ka gjetur shtëpinë në flakë. Zjarri është konstatuar nga fqinjët fillimisht, por ndërhyrja ka qenë me vonesë për të shpëtuar fëmijët.

Paraprakisht dyshohet se flakët ranë fillimisht në banesën ku ishin trinjakët.

Familja Koçi është banore e zonës. Mësohet se trinjakët kanë lindur në Itali.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here