Mburret me aksin Tiranë-Durrës/ Mëngjesi i Ramës nis me ironi nga qytetarët: Taksa do jetë 10 euro…

0
224

Kryeministri Edi Rama që prej mëngjesit të sotëm ka publikuar disa foto nga rruga Tiranë-Durrës ku shprehet se po riparohet sipas standarteve europiane.

“MIRËMËNGJES dhe me këto foto nga operacioni kombëtar i mirëmbajtjes (këtu aksi Tiranë-Durrës), që për herë të parë do të garantojë një riparim sipas standardeve europiane të pjesëve të degraduara të rrugëve të vendit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Por menjëherë kanë vërshuar komentet. Një qytetar shprehet Rama duhet të hedhë sytë edhe nga rrugët e fshatit.

“Shumë bukur po këtu sa do vejë taksa e rrugës 10€”, shprehet një tjetër qytetar.

Nga ana e kryeministrit ende ku ka asnjë përgjiigje në lidhje me komentet. Mesa duket Rama këtë herë ka hezituar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here