Themeluesi i Amazon Jeff Bezos uroi Elon Musk të enjten për misionin e parë civil të SpaceX, Inspiration4. Buisnessinsider shkruan se anija kozmike Crew Dragon u ngrit të Mërkurën, duke transportuar katër civilë pa asnjë austronaut në orbitë.
“Urime Elon Musk dhe ekipit SpaceX për lançimin e suksesshëm të Inspiration4 mbrëmë. Një hap tjetër drejt një të ardhmeje ku hapësira është e arritshme për të gjithë ne,” tha Bezos.
Musk nga ana tjetër iu përgjigj vetëm me një: Faleminderit.
Musk dhe Bezos kanë një histori të gjatë rivaliteti, dhe ky shkëmbim i sjellshëm erdhi pasi Musk mori goditje të shumta nga Bezos javët e fundit. Musk shkroi në Twitter më 1 shtator se puna me kohë të plotë e Bezos ishte të padiste SpaceX , duke i bërë jehonë një tëeet-i të mëparshëm, në të cilin ai tha se Bezos dha dorëheqjen si CEO i Amazon për të ndjekur një punë me orar të plotë duke ngritur padi kundër SpaceX.
Por Bezos në të vërtet nuk e ka paditur SpaceX. Ai ka paraqitur një letër proteste Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC) duke u përpjekur të ndalojë projektin satelitor të internetit të SpaceX, Starlink, nga lëshimi i më shumë satelitëve në orbitë. Amazon ka një program rival satelitor të internetit të quajtur Project Kuiper.
Në një letër drejtuar FCC në fillim të këtij muaji , Amazon tha se kompanitë e drejtuara nga Musk mendojnë se rregullat janë për njerëzit e tjerë, dhe jo për ta.
Bezos është CEO i kompanisë së eksplorimit të hapësirës, Blue Origin, e cila po konkurron me SpaceX për kontratat e NASA -s. Në korrik, Bezos ofroi të mbulonte miliarda kosto nga pasuria e tij personale nëse NASA ishte e gatshme të rishqyrtonte një kontratë ekskluzive që i kishte dhënë më parë SpaceX.
Blue Origin paditi NASA -n në gusht për vendimin e agjencisë për t’i dhënë kontratën SpaceX . Në korrik, Bezos hipi në fluturimin e parë civil të Blue Origin. Musk u tall me lëshimin, duke qeshur me një meme në Tëitter që bëri shaka me faktin se fluturimi i Bezos do të prekte vetëm skajin e hapësirës.