Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira ka reaguar pas kallëzimit që i është bërë nga pasardhësi Socialist, Nuri Belba i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas Rirës kjo është lufta politike e Taulant Ballës, ndërsa Nuri Belbën e quajti “Shukri të Prrenjasit”
Reagimi i Miranda Rirës
Kuptohet se kjo eshte lufta politike e Tao Balles ndaj meje dhe jo e Nures, sepse ate e terheqin prej hunde! Qysh se u fitua projekti i ndertimit te fushes se sportit e deri tani, keta mercenare te veshur me pushtet politik, keta pelivane qe kane zaptuar nga KPP ( Komisioni Prokurimit Publik) dhe institucione te tjera publike, keta qe zhvatin cdo dite miliona leke nga hecet ne Librazhd e Prrenjas,keta qe bejne namin me çdo vend pune e me çdo tender ne 7 bashkite e qarkut te Elbasanit, keta qe paguajne media e kanale televizive per te bere skupe, keta gjoja ngrene edhe padi!
Keta penguan ndertimin e fushes se sportit, nje premtim i imi dhe i vete Kryeministrit Rama, qe ne kohen kur ishim ne koalicion dy partite e majta shqiptare! Keta e penguan pastrimin e qytetit, penguan ndertimin e fushes se sportit, sepse aq pune sa ne kemi bere ne 4 vite ( edhe pse 2 vjet kemi pasur keshillin bashkiak kunder), Tao me Nuren se ka bere ne 20 vjet qe ka qene deputet i Prrenjasit!
E ka lene kete zone ne varferi, qe ta zhgrrabe e ta shqyeje sa me shume, me hecet, pyjet, tenderat, ujin, rruget e gjithçka!!
Nuredin, ti sapo hyre ne ate zyre te pamerituar jo vetem nder socialistet e Prrenjasit por edhe ne perballjen elektorale ndaj meje, anullove te gjitha kontratat, sepse ai qe te vuri ty aty ( Mr. George), prandaj te vune ty, te te perdorin e te te tregojne se ç’te besh!
Per ate fushe sporti, ka nje vendim gjykate ( per te interesuarit do ta gjeni me poshte), nje vendim me 37 faqe qe tregon se kontrata duhet lidhur dhe fusha e sportit te Prrenjasit, duhet te ndertohet, ku i jepet te drejte bashkise dhe KVO- se! Ky vendim gjykate hedh poshte gjithe gjuetine e shtrigave qe ju keni bere e qe vazhdoni te beni ndaj meje! Ti qofsh qe s’ke frike nga gjykata! Ne fund, do ta shohim kujt do t’i jape gjykata te drejte! Para se te harxhosh kohe duke u marre me mua, merru me sherbimin ndaj qytetareve se e ke per faqe te zeze! E verteta do te dale ne pah dhe ti ashtu siç erdhe, vjedhurazi, ashtu edhe do te ikesh!!