Artistët nuk ndalen, nisin protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar (VIDEO)

0
209

Aktorë dhe qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme tek Teatri Kombëtar.

Ata po protestojnë kundër vendimit të qeverisë për prishjen e këtij institucioni dhe më pas për të ngritur kulla.

Protesta e aktorëve vjen vetëm 1 ditë pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dështoi në negociata me ta.

Edhe Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

‘Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në videon e shpërndarë në Facebook e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here